“Qeveria na i ka marrë 20 milionë euro” – Totaj kritikon ashpër Kurtin

“Qeveria na i ka marrë 20 milionë euro” – Totaj kritikon ashpër Kurtin

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një deklaratë për media ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.

Totaj tutje ka theksuar se kjo qeveri, pushtetit lokal të Prizrenit ua mori 20 milionë euro, dhe sipas tij kjo u bë në emër të kontratës kolektive përmes përmbaruesit.

Sipas tij për këtë shkak kanë mbetur edhe disa projekte të mëdha pa u realizuar gjatë këtij katërvjeçari.

“Ka qenë një qasje e padrejtë”, deklaroi ai në DPT te Fidani në Klan Kosova.

Kreu aktual i Prizrenit foli edhe për disa projekte që pritet të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.

Related Articles