Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kabineti i ministrave mori vendim që të ndaloj hyrjen në Kosovë, personave që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, raporton Gazeta “Enigma”.
Vendimin e bëri publik ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili theksoi se ky hap po merret si parandalim ndaj përhapjes së varianteve të reja të Covid – 19.
LEXO EDHE: Pas një muaji, Qeveria “Kurti” miraton Planprogramin qeverisës
“Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në botë dhe shfaqjen e varianteve të reja të COVID 19 në vendet si Indi, Brazil dhe Afrikë të jugut, rrezikun e bartjes së varianteve të reja nga udhëtimet e këtyre shteteve rekomandojmë që si parandalim të mos lejohet ardhja e udhëtarëve nga këto shtete. Po ashtu ky propozim ka kaluar në të gjitha fazat procedurale të parashikuara me aktetet ligjore”, tha Vitia. /Gazeta Enigma.