Qeveria ka ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo çështje “është tepër e rëndësishme”.
“Bëhet fjalë për masën 4.2.. Parashihet një ndarje prej 255 mijë euro që merren nga programi i ringjalljes ekonomike dhe transferohen në kodin e përcaktuar nga MASHTI me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha Murati.