Qeveria ndan 300 mijë euro për komunitete, Murati akuzon BE-në për ngecje të projektit

Qeveria ndan 300 mijë euro për komunitete, Murati akuzon BE-në për ngecje të projektit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Bashkimin Evropian se për shkak të masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka pasur ngecje në raport me mbështetjen e komuniteteve pakicë.

“300 mijë euro për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim – kjo ndarje vjen si rezultat i ngecjes së projektit që kanë në raport me mbështetjen e komuniteteve pakicë, ministria për komunitete dhe kthim dhe kjo ngecje ka ndodhë pikërisht nga masat e BE-së dhe kufizimeve të tyre. Një veprim nga BE-ja që ka qenë gjoja për shkak të shtensionimt të situatës në vendbanimet që banohen nga komunitete jo shumicë ka rezultuar pikërisht në dëmtim të interesave të komunitetit jo shumicë. Për shkak se e kemi vlerësuar kërkesën të arsyeshme, e kemi marrë mbështetjen që këto mjete të ndahen, pra të mos presim BE-në derisa t’i heq masat por ne si qeveri të paguajmë pjesën tonë. Dhe i bëjmë thirrje që këto masat të hiqen sa më parë sepse nuk përkojnë me situatën reale në terren”, ka deklaruar Murati pas mbledhjes së Qeverisë.

Related Articles