Qeveria ndau nga 100 euro për fëmijë në dhjetor, por sa përfitojnë fëmijët në Gjermani?

Qeveria ndau nga 100 euro për fëmijë në dhjetor, por sa përfitojnë fëmijët në Gjermani?

Rritja e fëmijëve është e kushtueshme, që nga pelenat, veshjet, lodrat, mjetet shkollore dhe aktivitetet rekreative e deri tek (më vonë) trajnimi profesional ose arsimi universitar.

Megjithatë, në Kosovë, Qeveria mori më 2021-ën një vendim që u dedikohet fëmijëve.

Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat janë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj.

Por këtë vit, Qeveria Kurti vendosi që për muajin dhjetor kësaj kategorie t’u japë shtesë nga 100 euro.

Mirëpo, krahasuar me një shtet tjetër evropian, vendimet e qeverisë së Kosovës lënë shumë për të dëshiruar.

Në Gjermani ekziston një formë ndihme shtetërore e njohur si “Child Benefit” ose “Kindergeld” (Benefit i fëmijës) e paguar për të mbështetur financiarisht familjet dhe për të ndihmuar prindërit t’u ofrojnë fëmijëve të tyre një jetë të mirë dhe një të ardhme të ndritur.

Sipas vendimit nga Bundestagu, nga 1 janari i vitit 2023, prindërit marrin 250 € në muaj për çdo fëmijë – pavarësisht nëse është fëmija juaj i parë, i dytë apo i tretë.

Por nuk marrin ”Child Benefit” për fëmijët që nuk jetojnë me ta.

”Një shembull: Ju keni tre fëmijë, por vetëm dy fëmijët më të vegjël jetojnë me ju. Fëmija më i madh jeton me prindërit e tjerë. Ju nuk do të merrni Ndihmën e Fëmijës për fëmijën tuaj të parë”.

Si prind, në Gjermani ju mund të merrni Ndihmën e Fëmijës nëse plotësoni kërkesat e mëposhtme:

Fëmija juaj është nën moshën 18 vjeç. Megjithatë, në rrethana të caktuara, ju mund të përfitoni gjithashtu Child Benefit për fëmijët më të vjetër se 18 vjeç.

Derisa atje fëmijëve deri në 18 vjeç u jepen nga 250 euro në muaj, në Kosovë u jepen vetëm 10 euro dhe atë vetëm fëmijëve deri në moshën 16 vjeç.

Në Gjermani, ju gjithashtu mund të merrni “Child Benefit” për fëmijët e birësuar, nipërit e mbesat, fëmijët birësues ose njerkat.

Dhe gjëja që ka rëndësi është se ju lejohet të punoni në Gjermani dhe të përfitoni nga kjo masë. Madje u lejohet edhe shtetasve të Kosovës, Malit të Zi, Algjerisë, Bosnje-Hercegovinës, Marokut, Serbisë, Tunizisë ose Turqisë nëse janë të punësuar në Gjermani në një punë që i nënshtrohet kontributeve të sigurimeve shoqërore ose jeni përfitues të benefitit të papunësisë ose sëmundjes.

Klan Kosova ka kërkuar për të paktën Evropën se si qëndrojnë politikat në këtë fushë, e një vështrim më i afërt shpie tek 3 vendet kryesore për përfitime monetare familjare:

Danimarka

Familjet daneze renditen më të lartat për përfitimet monetare, pasi shumë prej tyre marrin deri në dy forma të ndihmës financiare për fëmijët. Çeku i fëmijëve është një pagesë pa taksa që familjet e marrin çdo tremujor derisa fëmija i tyre të mbushë 18 vjeç. Për dy vitet e para, një prind do të marrë 695 euro për tremujor, ndërsa do të ketë ulje të vazhdueshme deri në 144.35 euro në muaj kur fëmija është ndërmjet moshës 15-17 vjeç. Prindërit e vetëm kanë të drejtë të aplikojnë gjithashtu për ndihmën e fëmijëve, e cila është një shtesë prej 1,499 DKK ose 226.17 euro në tremujor.

Suedia

Prindërit suedezë marrin një ndihmë mujore për fëmijë derisa fëmija të mbushë 16 vjeç. Është 138.83 euro në muaj, e ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet kujdestarëve nëse janë dy. Sapo fëmija të mbushë 16 vjeç, fëmija fillon të marrë pagesat e veta dhe bëhet më shumë i pavarur financiarisht.

Luksemburgu

Në Luksemburg, banorët që kanë fëmijë marrin një ndihmë familjare e cila synon të mbulojë arsimin dhe disa shpenzime të jetesës derisa fëmija ose të përfundojë shkollën ose të mbushë 25 vjeç. Shtesa është 265 € ose 324 dollarë amerikanë për fëmijë, mujore, e cila rritet me 20 € (24 dollarë amerikanë) në moshën gjashtë vjeçare dhe 50 € (61 dollarë amerikanë) në moshën 12 vjeç.5 Banorët jo të përhershëm do të marrin një shumë që ndryshon sipas politikës në vendin e tyre të banimit. 

Related Articles