Qeveria njofton: Kurti udhëton drejt Berlinit

Qeveria njofton: Kurti udhëton drejt Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëton për në kryeqytetin e Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Kështu është njoftuar nga qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media, ku është shtuar se samiti do të mbahet me 3 nëntor.

Po ashtu është njoftuar se ky samit mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për në kryeqytetin e Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në komunikatë. 

Related Articles