Qeveria nuk iu ndau shtesa – reagon kryetari i pensionistëve: Ose unë s’jam mirë ose ata

Qeveria nuk iu ndau shtesa – reagon kryetari i pensionistëve: Ose unë s’jam mirë ose ata

Sot Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 50 euro shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Po ashtu, ekzekutivi iu ka vazhduar edhe këtë muaj ndarjen e shtesave prej 60 eurosh edhe punëtorëve shëndetësorë.

Përveç sektorit privat, nga shtesat e ndara nga Qeveria nuk do të përfitojnë as pensionistët.

Për këtë çështje ka folur për Front Online kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi.

Ai thotë se pushteti nuk ka bërë asgjë për pensionistët.

Gashi e ka dhënë një arsye se pse po ndodh sipas tij ky anashkalim nga Qeveria.

“Qeveria nuk është duke bërë asgjë për pensionistët vetëm po punon në kokë n ‘veti . Sot i kemi pasur dy takime me ekspertët që kemi diskutuar ligjin për pensionet, të premten e kemi një takim në Kuvend për çështjen e pensioneve për të debatuar aty. Nuk e di pse po ndodh kjo ose unë nuk jam mirë ose ata”, tha Gashi.

Në Kosovë numërohen rreth 200 mijë pensionistë ndërsa 150 mijë prej tyre llogaritet se marrin pension vetëm 100 euro.

Related Articles