Shefi i grupit parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria po e promovon Kosovën si një vend ku kanë lindur manastiret e kishës ortodokse serbe.
Kështu ka thënë ai në një fjalë rasti në foltoren e kuvendit, ku shtoi se këtë informatë e ka pranuar nga një bashkatdhetar nga Franca.