Qeveria u mundëson shtetasve të Singaporit të hyjnë pa viza në Kosovë

Qeveria u mundëson shtetasve të Singaporit të hyjnë pa viza në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim – vendim për ndryshimin e kushteve të hyrjes dhe regjimit të vizave për shtetasit e Singaporit.

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë mbledhjes së qeverisë ka thënë se përmes këtij plotësim-ndryshimi shtetasve të Singaporit iu mundësohet të lirohen nga pajisja për vizë për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Kosovës deri në 90 ditë, për një periudhë prej gjashtë muajsh.

“Paraqes para jush kërkesën, për shkak se Singapori nuk figuron në listën e shteteve ndaj të cilëve Republika e Kosovës nuk aplikon regjim të vizave me qëllim të eliminimit të paqartësive eventuale, propozojmë që të bëhet plotësim i aneksit… Përmes këtij plotësim ndryshimi shtetasve të Singaporit iu mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë për një periudhë gjashtë muajsh”, ka thënë Gërvalla.

Related Articles