Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar kontradiktor vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se arsyetimi i kryeministrit Kurti për zbritjen e pagave bazohet në një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese të nxjerrë gati dy vjet më parë.
“Në kohë turbulente për gjithë vendin, në mbledhjen e 109-të të Qeverisë, Kryeministri/Qeveria, në pikën e 3-të e rendit të ditës, nxjerr vendim që t’i ulë pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me arsyetimin se tani ka bazë për ta bërë një një gjë të tillë, pasiqë Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për Pagat”, tha Bajrami.
“Kryeministri po harron se këto kushte janë përmbushë nga 30 qeshori 2020, kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Ligjin e për Pagat. Pyetja është pse pikërisht tani ky vendim?!”, pyeti deputetja Bajrami.
Ajo tha se “edhe me kontradiktore kjo bëhet kur në të njëjtën ditë votohet Ligji i Pagave i hartuar nga vetë Qeveria Kurti II dhe i përcjellet Kuvnedit”.