Qeverisë i teprojnë paratë e subvencionit të pajisjeve efiçente, do ta rihapë thirrjen

Qeverisë i teprojnë paratë e subvencionit të pajisjeve efiçente, do ta rihapë thirrjen

I mbetën ende para, nga 6 milionët e ndarë për subvencionim të pajisjeve efiçente, prandaj Ministria e Ekonomisë do ta rihapë thirrjen për qytetarët.

Por, edhe pse në kuvend një ditë më parë këtë e paralajmëroi ministrja Artane Rizvanolli, të mërkurën nuk ndodhi një gjë e tillë, për shkak të përgatitjeve.

5992 aplikime u bënë herën e parë, derisa ishte parashikuar ndihma për 10 mijë familje. Megjithatë, ministria tash e dy javë s’u është përgjigjur pyetjeve specifike të televizionit për këto subvencione.

Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore thotë se do të duhej të zgjerohej ndihma. Sipas tij, do të duhej subvencioni të rritej të paktën në 10 milionë euro.

Megjithatë, sipas tij, ata që kanë përfituar do të mund të kursejnë më shumë rrymë.

Subvencioni është përshkallëzuar sipas pajisjeve efiçente, për të cilat është mbuluar deri 40% e çmimit.

Related Articles