Kukësi po vijon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e borës, temperaturat e ulëta si dhe erërat e forta.
Siç raporton Top Channel, rrugët nacionale janë të kalueshme, por me vështirësi pasi ka grumbullim të botës e akulli, transmeton Gazeta Enigma.
Qindra banorë janë të bllokuar, si fshatrat e njësive administrative të zonave të thella.
Po ashtu zonat e bllokuara po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike. /Gazeta Enigma