Qindra pacientë kërkuan ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në QKUK

Qindra pacientë kërkuan ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook se gjatë 24 orëve të fundit, në QKUK janë ofruar gjithsej 384 shërbime emergjente.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 125 raste janë menaxhuar në Reanimim, 89 në Emergjencën Internistike, 47 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 90 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.

Në Sallën e Vogël janë trajtuar 33 pacientë, kryesisht për ndërhyrje si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket lëndimeve dhe rasteve të veçanta, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 2 raste të intoksikimit (helmimit), si dhe 24 persona të lënduar në aksidente trafiku.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 32 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Related Articles