Qiproja, kundërshtarja e parë e Kosovës në Ligën e Kombeve

Qiproja, kundërshtarja e parë e Kosovës në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Qipros ka mbetur në ligën C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në plejofin për mbetje në ligën C, Qipro ishte më e suksesshme se Estonia.

Të enjten në Estoni ndeshja përfundoi 0:0, ndërkohë të martën në Larnaca, Qipro fitoi me shifrat 2:0.

Marinos Tzionis dhe Pieros Sotiriou shënuan golat e fitores së Qipros. Kështu, Qiproja do të garoi në Grupin 2 të ligës C të Ligës së Kombeve. Madje, ndeshjen e parë do ta luajë pikërisht ndaj Kosovës, më 2 qershor në shtëpi.

Në këtë grup janë edhe Irlanda e Veriut dhe Greqia. Ndërkohë, Estonia në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, do të garojë në ligën D.

Related Articles