Një banesë tipike prej 75 metrash katrorë kushton rreth 1,690 franga në muaj.
Kostoja e banimit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore për banorët e Cyrihut. Qiratë në qytet janë rritur me rreth 3 për qind që nga viti 2024.
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave e Cyrihut, një banesë tipike me sipërfaqe prej 75 metrash katrorë kushton aktualisht rreth 1,690 franga në muaj, apo afërsisht 50 franga më shumë se dy vjet më parë, shkruan TCh, transmeton albinfo.ch.
Rritja prej 3.1 për qind e qirave neto është më e lartë se inflacioni i përgjithshëm në qytet, i cili gjatë së njëjtës periudhë ishte 1.2 për qind.
Rritja ka prekur kategori të ndryshme të banesave, përfshirë edhe ato të kooperativave. Megjithatë, dallimi mes banimit jofitimprurës dhe tregut të lirë mbetet i konsiderueshëm.
Mesatarisht, banesat jofitimprurëse kushtojnë rreth 1,150 franga në muaj, ndërsa pronat në tregun e lirë arrijnë mesatarisht në rreth 1,990 franga në muaj.
