QKMF-ja në Gjilan pa ngrohje, mjekët marrin ngrohëse nga shtëpitë e tyre

QKMF-ja në Gjilan pa ngrohje, mjekët marrin ngrohëse nga shtëpitë e tyre

Ka disa ditë që në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan nuk po funksion sistemi i ngrohjes, sistem ky përmes klimatizimit dhe ajrit.

Anise nuk janë bërë as një vit prej kur ky institucion ka kaluar në këtë objekt të ri prej gati 6 mijë metra katrorë.

Kësisoj, mjekët po detyrohet që të sjellin ngrohëse nga shtëpitë e tyre.

E, gjatë ndërrimeve të natës kjo po situatë po bëhet ende më e vështirë si për stafin ashtu edhe për pacientët. Ndaj, në disa hapësira është bërë një alternativë e ngrohjes, ndonëse jo e mjaftueshme.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, bën me dije se herë pas here kanë pasur ngrohje, veçse kohëve të fundit ato nuk po funksionojnë fare.

Sipas Osmanit defekti nuk po dihet edhe pse kohë pas kohe po intervenohet, por pa sukses, teksa fajin ia hedh nënkontraktonit që nuk po e kryen punën siç duhet edhe pse është paguar.

E njëjta bëri me dije se nuk kanë të drejtë ligjore për shkëputje kontrate, pasi që marrëveshja është ende aktive, por që do mundohen të sigurojnë ngrohje shtesë.

Related Articles