QKUK-së i shtohen 35 infermierë të ri

QKUK-së i shtohen 35 infermierë të ri

35 infermierë të rinj kanë nisur punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, infermierët e rinj morën urime nga Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtori i ShSKUK, Valbon Krasniqi.

“Qendrës Klinike dhe Universitar të Kosovës, u janë shtuar edhe 35 infermierë. Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës , dr. Agreta Gecaj-Gashi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniq, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uruan punë të mbarë dhe suksese, derisa i inkurajuan që dijen dhe përvojën e tyre ta shfrytëzojnë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së sipas nevojës dhe do të fillojnë punën nga dita e hënë./Gazeta Enigma/

Related Articles