QKUK tani ruhet nga Policia – Largohet sigurimi privat

QKUK tani ruhet nga Policia – Largohet sigurimi privat

Deri më sot nuk ka pasur ndalesa as për qytetarë dhe as për media ngase përfundimisht 280 punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së pas orës 10 të mëngjesit i lanë të zbrazëta vendet e tyrë të punës, meqë janë pa kontratë, raporton Gazeta “Enigma”.

Derisa qendra spitalore ta nënshkruaj kontratën e re, 12 klinikat me ndjeshmëri më të madhe do ti sigurojë policia, meqë këto dy institucione kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Parashihet që në një ndërrim pune të jenë të angazhuar rreth 60 pjesëtarë të forcave të rendit.

E, drejtorit të QKUK-ës qysh në mëngjes ia zunë derën punonjësit fizik bashkë me kryesindikalisitin e sektorit privat, Jusuf Azemin.

Takimi u mbajt i mbyllur për mediat. E në gjithë këtë pakënaqësi, punëtorët nuk e kursyen nga akuzat as sindikatën.

Gjithe kjo situatë po ndodhë si shkak që OSHP e ka udhëruar QKUK që ta ndërprej kontratën me kompaninë fituese gati dy muaj pas nënshkrimit të saj.

Related Articles