Qollaku: Iniciativa e NATO-s për Kosovën shumë serioze 

Qollaku: Iniciativa e NATO-s për Kosovën shumë serioze 

Profesori i lëndëve të sigurisë, Fatmir Qollaku,  vlerësoi se takimet e iniciativat tjera diplomatike, siç janë ardhja e shumë diplomatëve të nivelit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, tregojnë se bëhet fjalë për një shqetësim serioz dhe njëkohësisht dhe një gatishmëri të bashkësisë ndërkombëtare, në rastin konkret të NATO-s për ta marrë në duar situatën në Kosovë në kuptimin e menaxhimit më të mirë, që nënkupton përveç tjerash edhe gatishmërinë ushtarake në qoftë se dikush, në këtë rast Serbia apo dikush tjetër tenton seriozisht të cenojë rendin juridik kushtetues.

Ai për emisionin Info Magazine në Klan Kosova shtoi se situata e sigurisë në vend është relativisht e qëndrueshme, përkundër faktit që siç tha, që nga shtatori e këndej dihet që ka pasur tensionime.

“Sulmi i 24 shtatorit nuk mund të harrohet dhe anashkalohet lehte sepse ishte një sulm terrorist kundër rendit juridik e kushtetues dhe ishte njëkohësisht edhe një sfidë edhe për KFOR-in dhe për NATO-n në përgjithësi, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi sepse bëhej fjalë për tentim rrënimin e një rendi kushtetues juridik të një shteti, këtë rast të Kosovës”, deklaroi Qollaku.

Related Articles