‘‘Qorrsokak’’, Konjufca: S’e dimë në çfarë faze hyn Kosova pas 30 ditëve

‘‘Qorrsokak’’, Konjufca: S’e dimë në çfarë faze hyn Kosova pas 30 ditëve

Ish kreu i Kuvendit nga LVV, Glauk Konjufca, ka theksuar se interpretimi i LVV-së, për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, është se partia e tij nuk e ka shkelur Kushtetutën e vendit, kur ka propozuar votimin e fshehtë për kryeparlamentar, raporton Gazeta Enigma.

Tutje ai tha se nuk dihet se në çfarë faze hynë Kosova pas 30 ditëve.

‘‘Pash dje disa prej opinioneve duke përfshirë edhe ata që e mbajnë vetën profesionist. Leximi dhe interpretimit të VV është që përmes propozimit të votimit të fshehtë për kryetar të kuvendit, nga ana e Deharit, gjykata nuk ka gjetur asnjë shkelje. Të gjithë ata që thonë se Dehari e shkeli Kushtetutën përmes votimit të fshehtë, unë mendoj që ata janë lexues të dobtë të aktgjykimit të Kushtetueses. Ata ose nuk e kanë lexu vetë, ose e interpretojnë gabimisht ose interpretojnë me interpretime të të tjerëve. Tash shtrohet pyetja: Kur e ka propozua Avni Dehari votimin e fshehtë? E ka propozuar pas disa dështimeve dhe duke e krijuar përmes logjikës së tij një përfundim racional se edhe të shkonim 100 herë të tjera nuk do të konstituohej kuvendi i Kosovës”, theksoi ish kreu i Kuvendit.

“Ne nuk mund ta dimë se në çfarë faze hyn Kosova mas 26 korrikut, ne nuk mund ta dimë, ne mund të spekulojmë. Nuk mundesh me thanë vetëm VV-ja, vetëm këta kanë përgjegjësi, dhe ne vetëm këtyre nuk ua votojmë kryetarin. Gjykata Kushtetuese jau ka bërë me dije se kjo është një qorrsokak, nëse verponi kështu keni hyrë në qorrsokak, sepse edhe ata i detyroni me ia u zgjedh nënkryetarët e juaj’’, ka thënë ai. 

Related Articles