Ricardo Quaresma nuk ka mundur të durojë gjatë kundërshtarin e tij që po e vononte lojën.
Quaresma e ngriti dhe e barti si një bebe kundërshtarin e tij, i cili përpiqej të zvarriste lojën.
Victoria de Guimares ishte në disavantazh ndaj Belenenses 1:0 gjarë mbrëmjes së kaluar, kur mesfushori i Belenenses, Alfonso Sousa vendosi të shtrihej në fushë dhe të zvarriste ndeshjen, për të ikur minutat.
Sousa me gjasë mendoi se ishte mënyra e duhur për të kaluar minutat, por Quaresma nuk mendoi njësoj, përcjell lajmi.net.
38 vjeçari shkoi dhe mori në krah Sousan, duke e larguar nga fusha sikur një bebe të vogël.