Quaresma i nervozuar me kundërshtarin që vonon ndeshjen, e largon nga fusha si një bebe

Quaresma i nervozuar me kundërshtarin që vonon ndeshjen, e largon nga fusha si një bebe

Ricardo Quaresma nuk ka mundur të durojë gjatë kundërshtarin e tij që po e vononte lojën.

Quaresma e ngriti dhe e barti si një bebe kundërshtarin e tij, i cili përpiqej të zvarriste lojën.

Victoria de Guimares ishte në disavantazh ndaj Belenenses 1:0 gjarë mbrëmjes së kaluar, kur mesfushori i Belenenses, Alfonso Sousa vendosi të shtrihej në fushë dhe të zvarriste ndeshjen, për të ikur minutat.

Sousa me gjasë mendoi se ishte mënyra e duhur për të kaluar minutat, por Quaresma nuk mendoi njësoj, përcjell lajmi.net.

38 vjeçari shkoi dhe mori në krah Sousan, duke e larguar nga fusha sikur një bebe të vogël.

Related Articles