Çështja e furnizimit me ushqim në FSK ka qenë ndër temat kryesore të diskutimit në Kosovës ditëve të fundit.
Lidhur me këtë problem ka folur deputeti i LDK-së Anton Quni.
Ish-ushtaraku tha ekskluzivisht në Klan Kosova se krahas ushtarakëve të Kosovës pa bukë dhe të uritur kishin mbetur edhe ushtarët ukrainas që gjenden në vendin tonë.
“Është një kontigjent ushtarak i Ukrainës, pasi janë shterrur ato rezervat që i kishte lënë operatori i kaluar nëpër kuzhina, e i ka skaduar kontrata ai prapë ka thënë se krejt këtë tepricë që kanë mbetur në depo mundeni me përdorë, është pronë e juaja. Kanë angazhuar kuzhinierë nga Menza e Studentëve dhe nga burgjet e ndryshme, kanë përgatitur ushqim në atë kazermë deri ditën kur ka pasur ushqim, në momentin kur konsumohet ai ushqim kuzhinieri thotë unë nesër më nuk vij në kazermë se s’kam çka të përgatis ushqim dhe kthehet në Burgun e Prizrenit”, tha ai.