Ish-komandati i UÇK-së, Anton Quni ka kujtuar 27 vjetorin e betejës së Kosharës.
Përme një postimi në Facebook, Quni ka shkruar se kjo betejë nuk ishte thjeshtë një përplasje mjetesh e zjarri, por një duel titanik midis rrethimit të hekurt dhe frymës së pamposhtur të shqiponjave.
“Në atë tmerr agimi e pasditeje, bjeshka ushtoi nga zërat e luftëtarëve që nuk njihnin vdekjen, ndërsa ajri u rëndua nga aroma e barutit dhe e lavdisë, duke e kthyer Kosharen në një altar të shenjtë ku liria u pagua me monedhën më të shtrenjtë: jetën e atyre që zgjodhën të bëhen vetë mali, vetë shkëmbi dhe vetë përjetësia”, ka shkruar Quni.
Mbi kreshtat e rrepta të Bjeshkëve të Nemuna, aty ku reja puth gurin dhe rrufeja shkruan historinë, u farkëtua Epopeja e Koshares e vajzave dhe djemve të UÇK-së, si një rënkim i lashtë që kthehet në kushtrim lirie. Nuk ishte thjesht një përplasje mjetesh e zjarri, por një duel titanik midis rrethimit të hekurt dhe frymës së pamposhtur të shqiponjave, që me thonj e me gjak vendosën të shembin kufirin e vënë nga duar të huaja. Në atë tmerr agimi e pasditeje, bjeshka ushtoi nga zërat e luftëtarëve që nuk njihnin vdekjen, ndërsa ajri u rëndua nga aroma e barutit dhe e lavdisë, duke e kthyer Kosharen në një altar të shenjtë ku liria u pagua me monedhën më të shtrenjtë: jetën e atyre që zgjodhën të bëhen vetë mali, vetë shkëmbi dhe vetë përjetësia.
Lavdi!
