Quni: Nuk shoh rrezik nga Serbia – ne jemi bërë më të fortë e ata janë dobësuar

Quni: Nuk shoh rrezik nga Serbia – ne jemi bërë më të fortë e ata janë dobësuar

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nuk sheh asnjë rrezik për Kosovën nga ushtria e Serbisë.

Ai tha se ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dje “ka proklamuar situatë të rrezikshme sigurie”, duke thënë se afro 70 për qind e të gjitha kapaciteteve të ushtrisë së Serbisë janë të vendosura jo larg Kosovës.

Ndër tjera, Quni shtoi se Serbia tani nuk i ka kapacitetet që i kishte më herët.

“Po flasë si ushtarak, unë do të doja 100 për qind e ushtrisë serbe të dalin prej kazermave të hapin hendeqe, rova, bunkerë e të tjera. Një vit ta kalojnë në natyrë, të jetojnë në natyrë, të shijojnë natyrën, munden të vijnë deri afër kufirit dhe la ta shijojnë Kosovën me dylbi nga larg”, tha Quni në DPT te Fidani.

“Unë nuk shoh asnjë rrezik nga ajo ushtri, jo 70 për qind, por 100 për qind. Le të lodhen dhe le të kënaqen dhe le ta marrin si piknik atë aktivitet. Kosova sot është shumë më e fuqishme se sa ka qenë në vitet 1998-1999, ushtria e Serbisë është shumë më e dobët sesa ka qenë në vitet 1998-1999″, vijoi më tej deputeti i LDK-së.

”Ata këtu i patën 145 mijë forca së paku, pa llogaritur administratën civile e të tjera e të tjera, dhe nuk do ta arrijnë nga 20 mijë forca sa i kanë për momentin, qe i paskan nxjerr 70 për qind do të thotë 14 mijë forca, 10 për qind të ish 140 për qindëshit, me ato forca me rreziku territorin, me rreziku jetën e qytetarëve, dhe Kushtetutën tonë”, u shpreh tutje Quni.

Related Articles