Nënkryetari i LDK-së dhe ish ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, vlerëson se terroristët serbë që ishin në fshatin Banjskë të Zveçanit, tetë ditë më parë ishin të përgatitur për një luftë më shumë urbane.
Quni, tregoi arsyet duke thënë se ata i kishin uniformat njëngjyrëshe.
Ai shtoi se nëse hyn në operacione në natyrë, hynë në kamuflazh me uniformë shumëngjyrëshe.
“Vendosja e tyre në manastir, përreth manastirit ka qenë një zgjidhje e përkohshme, këta e kanë pasë qëllim që të dalin në kufijtë etnike mes shqiptarëve dhe serbëve – Ura e Ibrit, pjesa veriore e Mitrovicës dhe tjera. Në bazë të natyrës së armatimit në bazë të mjeteve të transportit që posedonin, uniformave, janë tregues se këta janë përgatitur për një luftë urbane, në ambientet urbane, nga ku mund të kontrollojnë hyrjet-daljet”, u shpreh Quni.
“Kryesisht i kanë uniformat njëngjyrëshe, nëse hyn në operacione në natyrë, hynë në kamuflazh shumëngjyrëshe”.
“Këta kanë llogaritur në momentin kur vendosen në disa godina, udhëkryqe, e organizojnë mbrojtjen e një pjese urbane dhe me ndihmën e qytetarëve, të komunitetit serbë, të kenë të siguruar ushqimin, logjistikën, mbledhjen e informatave, e cila do e vështirësonte operacionet që do të ndërmerreshin nga njësitet tona”, tha Quni në Rubikon.