Qysh e kapi Vetëvendosja sektorin e energjisë?

Qysh e kapi Vetëvendosja sektorin e energjisë?

Çkapjen e kishin premtuar. Lëvizja Vetëvendosje me të ardhur në pushtet, siç duket, e bëri krejtësisht të kundërtën. Ata po del se ‘u zhytën’ në atë që po njihet me termin ‘mafia energjetike’. Rritja e çmimeve të energjisë, kompania NOA, kompania e vëllaut të shefit të zyrës së Kryeministrit, etj, janë vetëm disa nga indiciet se ata kapën sektorin më të shtrenjt e profitabil.

Një hulumtim i emisionit Debat Plus ka treguar se struktura të ndikuara në sektorin energjetik kanë sjellur si pasojë edhe kompani si NOA, që pastaj janë në dijeni për secilin veprim që ndërlidhet me energjinë në shtet, dhe operojnë krejt lehtë për interesa private.

Panri përmes një grafike ka paraqitur edhe lidhjet e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve në KOSTT me qeveritarë, ministra, e njerëz të afërt të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gëzim Tosuni, kryesues i Bordit të Drejtorëve në KOSTT, Panduri ka thënë se është nip i BesnikBislimit. Lumnije Aliu, anëtare e Bordit është ish gruaja e ministrit Liburn Aliu. Sead Mujovi anëtarë i bordit i afërt me Zëvendëskrzeministren Emilia Rexhepi.

Shaban Neziri, kreshef ekzekutiv në KOSTT, Panduri ka thënë se është ish-anëtarë i VV-së. Astrit Beqa, menaxher i zyrës ligjore në KSOTT është babai i shefes sëkabinetit të ministres Artane Rizvanolli, Anyla Beqa, ndërsa Drejtori i Operimit të Tregut, Alban Fetahu është mik i ministrit Hekuran Murati dhe përkrahës i VV-së.

Ankandi i parë solar 100 megavatë në tokë publike

Më 12 Maj 2023, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli shpallin ankandin e parë për solarin e parë në Kosovë me kapacitet prej 100 MË. 

Por sherri nisë kur një afat nuk është i mjaftueshëm, madje numri shkon në 4 afate ka thënë Panduri.

Më 29 Nëntor 2023, Anyla Beqa Kelmendi shfaqet në skenë, shefja e kabinetit të Ministres Artane Rizvanolli, ku ia shkruan një email KOSTT-it ku i kërkon, të japin një garanci bankare për kompaninë private që do të fitonte ankandin

Kjo garanci nga KOSTT-i nuk ishte përmendur në njoftimin fillestar.

Pra, krahas blerjes me çmim të garantuar për 15 vjet, fillimisht u kërkua garanci nga KOSTT-i deri në 9 milionë euro. Por, më vonë kjo u ul. Por çka i shkruante Anyla Beqa Kelmendi KOSTT-it në emër të Ministrisë së Ekonomisë?

Related Articles