“Qysh matet Qeveria?” – Përplasje e ashpër mes Shalës e Krasniqit

“Qysh matet Qeveria?” – Përplasje e ashpër mes Shalës e Krasniqit

Shala ai që ka kërkuar nga Krasniqi që ta përmend një punë konkrete të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjë e cila ka shkaktuar përplasje mendimesh mes tyre, raporton Gazeta “Enigma”.

“Një investim normal gjeja Albin Kurtit, gjeja një punë konkrete, katër vjet”, u shpreh Shala. – “Pse po don me e ndërlidh me investime”, ishte përgjigja e Krasniqit.

Ndërkaq, Shala këtë ia ktheu me pyetje duke i thënë se “qysh matet qeveria?”.

Krasniqi u shpreh se qeveria matet me atë se si ndikon në jetën e qytetarëve, ndërkaq Shala ia përmendi rritjen e çmimeve. “Kosova e ka shkallën më të lartë të inflacionit, çmimi i rrymës a të shqetëson ty. Është bërë çdo produkt më i shtrenjtë, rrogat nuk janë rritur fare”, u shpreh tutje Shala.

Related Articles