Qytetarët duan që deputetet t’i thonë “PO” tërheqjes së parave nga Trusti (Sondazh)

Qytetarët duan që deputetet t’i thonë “PO” tërheqjes së parave nga Trusti (Sondazh)

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit Pensional të Kosovës, meqë dje është shtyrë seanca për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërkaq, Klankosova.tv bëri një sondazh me pyetjen “A duhet të votojnë deputetët pro tërheqjes së parave nga Trusti?”, ku votuan rreth tremijë lexues të portalit tonë dhe rezultati tregon se shumica prej tyre janë pro iniciativës së opozitës.

Nga 2 mijë e 844 vota, pro votimit për tërheqje janë 90.75%, ndërsa kundër votuan 9.25 % të pjesëmarrësve në sondazhin e Klankosova.tv.

Related Articles