Qytetarët e Gjilanit ankohen për ndërtim pa leje, BIK-u thotë se janë të pajisur me dokumente të ligjshme

Qytetarët e Gjilanit ankohen për ndërtim pa leje, BIK-u thotë se janë të pajisur me dokumente të ligjshme

Veprimi i Bashkësisë Islame për të ndërtuar pa leje në hapërsirën publike i ka shqetësuar disa nga qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Madje, këta të fundit përmes një video shihet se kanë dalur ta kundërshtojnë këtë veprim që sipas tyre nuk përkon me natyrën e sheshit.

Sa i përket kësaj çështje, qytetarët kanë bërë një peticion ku kanë shprehur pakënaqësit e tyre, mirëpo ata theksojnë se kjo nuk ka të bëjë asgjë kundër fesë, por, me nevojën e asaj hapësire.

Vlen të theksohet se qyetarët i kanë adresuar në Gazetën Enigma dokumentet (kërkesat e qytetarëve) që kanë rrjedhur nëpër Gjykatë dhe si përfundim është anuluar.

Sipas qytetarëve të cilët kanë dalur të protestojnë kundër këtij veprimi, kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër, mirëpo ata prap se prap bëjnë apel që kjo të mos zbatohet.

Ndryshe, Gazeta Enigma ka kontaktuar me kryetarin e BIK-ut në Gjilan, Naim Aliu, i cili tha se janë të pajisur me të gjitha dokumentet e ligjshme. Ai ndër të tjera tha se në atë vend do të ndërtohet selia e BIK-ut dhe zyret për të rinjtë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles