Dhjetëra qytetarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjilan po shfrytëzojnë transportin e siguruar nga Komuna e Gjilanit për të shkuar dhe votuar për zgjedhjet të cilat po zhvillohen në Serbi.
Edhe pse qytetarë jo të shumtë në numër, një autobus dhe dy kombi-bus u panë brenda rrethojave të Stcionit të Autobusëve në Gjilan mëngjesin e sotëm, të cilët do të bëjnë transportin e qytetarëve në mënyrë të organizuar për të votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi, raporton Kallxo.
Pritjet e qytetarëve nga këto zgjedhje nuk janë edhe të shumta për shkak të numrit të vogël të përfaqësuesve të tyre në Parlamentin e Serbisë.
Ajo cka theksojnë më shumë është problemi me pasivizimin e adresave për qytetarët të cilët u dëbuan nga Lugina e Preshëvës pas luftës në Kosovë.
Gani Krasniqi i cili me profesion është profesor vë në theks problemin e pasivizimit të adresave, derisa thotë se pret dicka të mirë nga këto zgjedhje.
Edhe Azem Selimi një qytetar tjetër, përmend se për derisa kanë të drejtë të votojnë të gjithë shqiptarët duhet ta shfrytzojnë votimin në mënyrë që të ngrisin zërin në pjesën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.