Qytetarët e nxjerrin nga vetura të aksidentuarin në Rakosh të Istogut

Qytetarët e nxjerrin nga vetura të aksidentuarin në Rakosh të Istogut

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur sot në fshatin Rakosh të Istogut. Si pasojë në vendin e ngjarjes janë krijuar situata dramatike, pasi qytetarët kanë ndihmuar personin e aksidentuar. 

Në fotografitë e siguruara nga Paparaci, shihet që kalimtarët e rastit e kanë shpëtuar pasagjerin që ishte bllokuar brenda veturës, duke e thyer xhamin e veturës dhe duke e ndihmuar që të dalë jashtë veturës. 

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. 

Related Articles