Qytetarët e Prishtinës nga sot kanë internet falas

Qytetarët e Prishtinës nga sot kanë internet falas

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga sot kryeqyteti ofron qasje falas në internet për të gjithë qytetarët.

Ai tha se çdo kush do të mund të lidhet pa pagesë në rrjetin WiFi, kudo që sheh shtyllat me shkrimin “WiFi Falas”.

“Na jemi këtu me ju bo jetën ma të lehtë”, ka shkruar Rama në njoftimin e tij publik.

Sipas tij, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të pyesin për fjalëkalimin e internetit, pasi lidhja do të jetë e hapur dhe e qasshme për këdo.

“Prishtina, përtej ‘qysh e ki passwordin?’”, ka përfunduar Rama.

Related Articles