Presidenti Ilir Meta duket se nuk do të japë dorëheqje pavarësisht se premtoi largimin nëse Rama do të fitonte zgjedhjet. Ditën e djeshme presidenti iu drejtua me një mesazh qytetarëve por në asnjë moment nuk foli për dorëheqjen, ndërsa la të nënkuptohej se e pranon rezultatin.
Ai u shpreh se qëllimi për të pasur zgjedhje të qeta dhe paqësore, është arritur. Meta deklaroi se tani është koha për ta mbyllur procesin me qetësi në respektim të ligjit. Sipas tij të gjithë duhet të reflektojnë deri në shtator kur të krijohen institucionet e reja.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer. Ata kërkonin që Ilir Meta të largohet me urgjencë nga detyra.
Ndryshe nga herët e tjera që kujdesej që të ruante vetëm komentet pozitive të tipit “suksese president”, Presidenti Meta, si duket nuk ia ka dalë t’i administroj plotësisht pasi ato kanë qenë të shumta.