Kjo është fatura e rrymës që e pagoi këtë muaj.
E për të njëjtin shpenzim, nga 1 prilli qytetarët do të paguajnë 15% më shumë.
Kjo pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike.
Shumë prej tyre, se mirëpresin fare këtë vendim.
Ankesa lidhur me shtrenjtimin kanë edhe pensionistët.
Ata thonë se paga nuk u mjafton për të mbuluar këto çmime.
E madje një qytetar që ka ardhur mysafir në Kosovë thotë se të gjithë këtu po kanë kujdes të shtuar që të mos shpenzohet rryma.
Për rritjen e çmimit të rrymës reagim pati edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.
Ata ZRrE-në e quajtën plaçkitës të popullit.
Edhe partitë politike kane shprehur kundërshti per shtrenjtimin e rrymës.