Trendi i parave të falsifikuara nuk ka të ndalur, madje kohëve të fundit në Kosovë ky trend është në rritje sa që ka alarmuar gjithë qytetarët që po e shohin si shqetësim këtë dukuri, pasi po hasin vështirësi në manovrimin me to.
Monedha më lehtë e manipulueshme për t’u krijuar është ajo 2 euro, ku tashmë veç se e ka pushtuar çdo treg në vend.
Videot që po qarkullojnë në rrjetin social ‘Telegram’, tregojnë se si kjo monedhë po krijohet dhe cila është metoda për prodhimin e saj.
Pamjet tregojnë shablloni për prodhimi e monedhës 2 euro që tashmë ka pushtuar tregun tonë, nuk duket ndonjë metodë e sostifkuar, por mjaftushëm që ajo t’i ngjasojë origjinalit.