Qytetarët në veri të Kosovës kanë vazhduar t’u qëndrojnë afër dhe të jenë në shërbim të zyrtarëve policorë.
Ka qenë gazetari Venhar Isufi, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, publikoi një fotografi, ku shihen ca llokuma, bashkë me lëngje e produkte të bylmetit.
Siç shkroi ai, këto janë ushqime që qytetarët e Lagjes së Boshnjakëve ua kanë dërguar policëve të Kosovës që momentalisht gjenden atje.
“Në Lagjen e Boshnjakëve, atyre sonte u është dërguar nga banorët e kësaj pjese, llokumë bashkë me lëngje, perime dhe ushqim nga bylmeti”, thuhet ndër tjerash në postimin e tij.