“Qytetarët serbë në veri janë nën kërcënime të vazhdueshme”

“Qytetarët serbë në veri janë nën kërcënime të vazhdueshme”

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke folur për situatën në veri të Kosovës ka thënë se serbët në veri të Kosovës janë të kërcënuar nga strukturat kriminale të dirigjuara nga Serbia.

Kryeziu në Tëvë1 theksoi se vendimi për bojkotimin e institucioneve nga serbet në veri ishte vendim politik, për të cilin ai tha se bie ndesh me marrëveshjen e vitit 2013.

“Neve na vjen keq që momentalisht nuk ka kryetar të komunave atje, na vjen keq që nuk ka mjaftueshëm policë të komunitetit serb atje, sikurse edhe në sistemin e drejtësië. Ai ishte rezultat i një vendimi politik të dirigjuar nga Beogradi. E që ironikisht bie ndesh me marrëveshjen e vitit 2013. Një pjesë e koniderueshme e asaj marrëveshje nuk është zbatuar nga Serbia meqenëse ata me vendim të tyre politik i kanë udhëzuar e kërcënuar. Pra çka dua të them është që pavarësisht kësaj ne jemi angazhuar e jemi të interesuar që ato vende atje të plotësohen me qytetarë të komunitetit serb”, tha ai.

“Qytetarët serbë atje janë nën kërcënime të vazhdueshme, edhe në rastin e regjistrimit të veturave ata të cilët e kanë marrë guximin me bë një gjë të tillë janë sulmuar e di që nuk kemi mundur t’u dalim në mbrojtje, na vjen keq për këtë për shkak se është situatë specifike atje”, tha Kryeziu.

Related Articles