Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas sulmeve të dy qytetarëve nga sorrat në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, ai shprehu shqetësimin për situatën, duke theksuar se, përveç problemeve me qenët endacakë, qytetarët tani po përballen edhe me kërcënime nga sorrat, shkruan Gazeta Enigma.
Bajqinovci kërkoi që aty ku qeverisë LDK-ja, të shpallet gjendje të jashtëzakonshme.
Ai gjithashtu kritikoi kolonat dhe kaosin në trafikun e kryeqytetit, duke theksuar nevojën për veprime më të fuqishme nga autoritetet./GazetaEnigma/
Postimi: