Qytetarët zviceranë votojnë kundër përdorimit të pesticideve

Qytetarët zviceranë votojnë kundër përdorimit të pesticideve

Qytetarët e Zvicrës do të votojnë sot në një referendum për të ndaluar pesticidet sintetike.



Kjo do ta bënte Zvicrën, shtetin e dytë në botë që e bën një gjë të tillë. Njëra prej iniciativave propozon që të marrin fund subvencionet për fermerët që përdorin pesticide të tilla ndërkaq propozimi tjetër kërkon që ato të ndalohen në tërësi brenda 10 vitesh.

Mbështetësit e këtyre propozimeve shprehen të shqetësuar për nivelin e pesticideve në ujë dhe shkatërrimin e bimëve, kafshëve dhe insekteve.

Mirëpo, fermerët zviceranë kanë paralajmëruar se propozimet e tilla do t’i çojnë ata drejt dështimit të bizneseve të tyre.

Pesticidet janë agjentë biologjik ose kemikal që përdoren për të kontrolluar dëmtuesit e bimëve.

Votimi që do të zhvillohet të dielën do të bëhet edhe për disa çështje të tjera si: legjislacioni anti-terrorizëm, taksa e re për lëndët djegëse fosile dhe financimi emergjent për COVID-19.

Sistemi zviceran i demokracisë së drejtpërdrejtë nënkupton se të gjitha vendimet e mëdha në shtetin alpin merren në kutinë e votimit.

Për të arritur deri te referendumi, nismëtarët e çështjeve të caktuara duhet të mbledhin 100,000 nënshkrime./Gazeta Enigma/

Related Articles