Qytetari dëmtoi valvulën e ujit në Prishtinë, një rruge i ndërpritet furnizimi

Qytetari dëmtoi valvulën e ujit në Prishtinë, një rruge i ndërpritet furnizimi

Banorët e rrugës “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm pasi është dëmtuar valvula kryesore.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha për KOHËN të dielën se valvula është dëmtuar nga një qytetar, që po punonte në shtëpinë e tij.

Sipas Mjekut, valvula u dëmtua kur qytetari e ka ndaluar ujin, ndërsa aktualisht rrjedhja është ndalur.

“Ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes, e kanë ndalë rrjedhjen derisa valvulën e rregullojnë në ndërkohë. Aty kanë qenë inspektorati dhe Policia e Kosovës, pasi e kemi lajmëruar ne rastin. Tash për tash është mirë, rrjedhja është ndalë, derisa valvula duhet ndërruar dhe merr pak kohë”, deklaroi Mjeku.

Related Articles