Tensioni i lartë i energjisë elektrike në rrugën “Ilaz Kodra” mbrëmë në Mitrovicë ka shkaktuar dëme të mëdha te një qytetar që banon aty.
Banori mitrovicas për Klankosova.tv është ankuar duke thënë se i ka dëmtuar të gjitha pajisjet elektrike, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe ekipet e KEDS-it.
Në lidhje me këtë Klankosova.tv ka dërguar pyetje në KEDS për të marrë një përgjigje në lidhje me rastin, se çfarë masa do të ndërrmerren ndaj tij.