Qytetari në Mitrovicë ankohet se rryma ia prishi pajisjet elektrike

Qytetari në Mitrovicë ankohet se rryma ia prishi pajisjet elektrike

Tensioni i lartë i energjisë elektrike në rrugën “Ilaz Kodra” mbrëmë në Mitrovicë ka shkaktuar dëme të mëdha te një qytetar që banon aty.

Banori mitrovicas për Klankosova.tv është ankuar duke thënë se i ka dëmtuar të gjitha pajisjet elektrike, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia  e Kosovës dhe ekipet e KEDS-it.

Në lidhje me këtë Klankosova.tv ka dërguar pyetje në KEDS për të marrë një përgjigje në lidhje me rastin, se çfarë masa do të ndërrmerren ndaj tij.

Related Articles