Një qytetar ka dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj të enjten një portofol të cilin e kishte gjetur në rrugë.
Policia njofton se në të kishte dokumente personale dhe një shumë të parave.
“Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Skenderaj, nga ana e një qytetari është dorëzuar një portofol (të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol kishte dokumente personale, dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftimin për media.
Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
“Policia e Kosovës, duke çmuar këtë gjest human, falënderon qytetarin dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet tutje.