Një qytetar nga Gjakova është arrestuar teksa ka kanosur me fjalë zyrtarët policorë, pasi këta të fundit i kanë shqiptuar një gjobë për mosrespektimin e orarit të lëvizjes.
Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55.