Policia e Kosovës ka marrë informacion se një mashkull, qytetar i Kosovës nga komuna e Gjilanit, ka humbur kontaktet me familjen dhe miqtë që nga data 5 shkurt 2025, kur ndodhej në shtetin e Turqisë.
Viktima, për të cilin nuk ka pasur asnjë informacion të ri që nga ajo datë, ka shkëputur komunikimin me të afërmit.
“Turqi /05.02.2025-19:00. Me 24.02.2025 është raportuar se që nga data 05.02.2025 ka shkëputur kontaktet me viktimën mashkull i cili ndodhej në shtetin e Turqisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.