Një qytetar në qytetin e Mlladenocit në Serbi ka vendosur një billbord me figurën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç raporton mediumi serb Nova, në foton e presidentit serb ai shkroi në gjuhën serbe dhe angleze, “Vuçiq është më i keqi”.
Në anën e djathtë ka shkruar “hajdut” dhe ka shtuar një shigjetë që tregon presidentin e Serbisë.
Siç shihet edhe nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, burri ishte i veshur me një kostum punëtori.
Gjithashtu, ai pas fanellës së verdhë që bartte kishte shkruar “Vuçiq është më i keqi”.
Ndërkohë, teksa burri shkruante në bilbord, policia po e priste poshtë shkallëve për ta identifikuar dhe për ta marrë në pyetje.