Banorët kanë bllokuar rrugën para shkollës së fshatit Shipashnicë e Poshtme, aty po kundërshtojnë reformat e reja.
Sipas Policisë së Kosovës janë sulmuar zyrtarët komunalë, ndërsa policia ka përdorur edhe sprej.
“Tele Komuna” ka publikuar pamje nga protesta e banorëve të fshatit. Në video shihet se si një qytetar ka hyrë ndër veturë të komunës dhe po tenton ta ndaloj atë.