Pronari i një makine BMW, duket se nuk është mjaftuar vetëm me ngjyrën e kuqe të saj, por ka vendosur që për vitin e ri, xhamin e makinës ta zbukurojë edhe me fytyrat e tre personave, të cilët siç shihet i ka krahasuar me tre diamantë.
Portretet e Vjosa Osmanit, Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, janë vendosur në xhamin e pasëm të një makine të një qytetari, ku sipër fytyrave të tyre është shkruar: Gëzuar 202 dhe në vend të numrit 3, janë paraqitur tre diamantë, që duket se paraqesin liderët e Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët në Kosovë kanë stolisur veturat e tyre me emrat e pushtetarëve, por jemi mësuar më shumë me emra të shkruar në targa të makinave. E këtë radhë, pronari i BMW-së, duke se do të dalë i pari nga të gjithë për kreativitet, edhe pse ne nuk mund ta kuptojmë kënaqësinë që mund të marrë një person duke parë fytyrat e Kurtit, Osmanit e Konjufcës së herë që kthen kokën për indietro.