Raci: Franca me vite të tëra ka qenë penguesi kryesor i procesit të vizave

Raci: Franca me vite të tëra ka qenë penguesi kryesor i procesit të vizave

Analisti, Gazmir Raci vlerëson se Franca ka qenë penguesja me vite të tëra për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Raci, thotë se ky proces nuk mund të stopohet pa filluar, pasi sipas tij, kështu thonë rregulloret e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave.

“Përkundër faktit që ne i kemi plotësuar kushtet për vite të tëra, Franca ka qenë penguesja kryesore, fillimisht Gjermania, pastaj bajrakun e mori shteti francez”, u shpreh Raci në Rubikon.

“Është me rëndësi me ditë njerëzit në Kosovë, se procesi nuk mund të stopohet tani pa u filluar, kështu është në udhëzuesin e liberalizimit e vizave dhe rregulloret që janë nxjerrë nga Parlamenti Evropian dhe Këshill i Ministrave”.

Related Articles